Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, pritet të zhvillojnë takimin e parë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 24-27 shtator, në New York.
Sipas medias greke, kryeministri grek pritet të takohet me homologun shqiptar, në një takim detajet e të cilit akoma nuk janë mbyllur apo konfirmuar nga zëdhënësi qeveritar, Stelios Petsas, por që konsiderohet i sigurt.
Takimi i kryeministrave të dy vendeve fqinje pritet me interes të madh, për ecurinë e negociatave dhe marrëdhënieve bilaterale, pas deklaratave të fundit të Mitsotakis për rolin e ri të Greqisë si fuqi stabilizuese dhe progresive, por nga ana tjetër për pengesën e integrimit të Shqipërisë në BE, nëse nuk respektohen të drejtat e minoritetit etnik grek në vend, i vetmi minoritet i njohur zyrtarisht, çështje ku qeveria e re greke nuk pritet të jetë aspak toleruese.
Gjithashtu, kryeministri grek ka konfirmuar takim edhe me presidentin turk, Tayyip Erdogan, ndërsa konsiderohet e sigurt se do të kenë dhe një takim me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë