Mazhoranca ka hedhur sot hapin e parë për tu ulur në tavolinë me opozitën e cila ka 14 ditë në protesta për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.
Sot Rama dhe Meta bashkë me bashkëpunëtorët e afërt janë mbledhur tek vila 30 ku më pas kanë dalë me një qëndrim të përbashkët.
Në deklaratë thuhet: “Tryeza javore e koalicionit qeverisës diskutoi sot mbi axhenden e reformave dhe qendrimin e opozites parlamentare. Në fokus të takimit ishin Reforma ne Drejtesi, procesi i Vetingut si hap i pare ne zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmeria per nje proces zgjedhor me besueshmeri te larte e transparence te plote.
Koalicioni qeverisës është i gatshëm të dialogoje me opoziten për domosdoshmerine e çuarjes përpara të ketyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor.
Lideret e koalicionit shprehen gatishmerinë për të dialoguar me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend apo në çdo tryezë dialogu që është e dëshirueshme për opozitën”.
Pra siç shihet në deklaratë, mazhoranca fton opozitën në bisedime duke lënë të hapur vendin e takimit dhe orën. Vihet re në deklaratë shprehja: “Mirëpresim çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor”.
Nuk dihet nëse Basha do ti përgjigjet pozitivisht kësaj deklarate të Ramës dhe Metës, por ajo ç’ka shihet është se mazhoranca kërkon të zbusë tonet. Kjo kërkesë vjen në ditën kur në Tiranë mbërrin zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...