Google ADS

Rama: Merrem seriozisht me universitetet, por dua studentët në krah

08:13 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në studion e “Top Show”, në Top Channel, të cilën drejtuesi Alban Dudushi e shndërroi në një vend-takimi dhe dialogimi mes tij dhe disa studentëve.

Këta të fundit lanë dje ditën e 8 të protestës, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vijojnë sërish sot dhe në ditët e ardhshme, deri në plotësimin e atyre 8 pikave që kanë kërkuar edhe zyrtarisht.

Nga diskutimi i realizuar në studion e “Top Show” dolën në pah edhe të tjera problematika, të cilat nuk janë përfshirë në listën prej 8 kërkesave, por që u pranuan si reale nga kryeministri Rama.

“Disa prej këtyre 8 pikave bëhen direkt, ndërsa disa të tjera duan pak kohë, por që të shkojmë te plotësimi i 8 pikave dhe shumë të tjerave, duhet të ulemi dhe të diskutojmë. Kemi të bëjmë me një çështje shumë të komplikuar, të cilën unë dua ta trajtoj shumë seriozisht dhe për këtë kam nevojë të dialogoj me studentët, për t’ia dalë”, deklaroi kryeministri.

Mes të tjerash, Rama premtoi se qeveria do të bëjë një sforcim për të ulur deri në zerim të tarifave të universiteteve, por duke theksuar se ko do të bëhet vetëm me shkallëzim, duke shpërblyer kryesisht studentët nga familje me ndihmë ekonomike dhe ata me nota të shkëlqyera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme