Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë shtetesh.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ishte mikpritësi i këtij samiti që u organizua në kuadër të Lojërave Olimpike.
Liderët pjesëmarrës në këtë samit shpalosën planet që të investojnë miliarda euro për të financuar iniciativat sportive që të përshpejtojnë zhvillimin e qëndrueshëm.
“Është absolutisht thelbësore sinergjia e veprimeve tona dhe gjithçka që mund të bëjmë së bashku me lëvizjen sportive. Ju falënderoj për mobilizimin tuaj, Lojërat olimpike janë një mënyrë për të nxjerrë në pah atë që duhet që të bëjmë dhe për të nisur iniciativa të reja falë të gjitha donacioneve që janë mobilizuar për zhvillimin e Afrikës, Amerikës Latine dhe Paqësorit. Ju falënderoj për angazhimin tuaj të përditshëm në këtë drejtim”, tha Macroni.
Liderët pjesëmarrës në këtë samit shpalosën planet që të investojnë miliarda euro për të financuar iniciativat sportive që do të përshpejtonin zhvillimin e qëndrueshëm. Një koalicion i bankave u zotua qe të investojë 10 miliardë euro në mbarë botën në infrastruktura të ndryshme sportive deri në vitin 2030. Agjencia Franceze e Zhvillimit do të investojë 500 milionë euro në këtë drejtim.
Samiti ishte një mundësi për të tërhequr vëmendjen e liderëve botërore në përpjekjet ndaj racizmit, diskriminimit racor në sporte si dhe ndaj gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë. Lojërat Olimpike në Paris do të vijojnë deri më 11 gusht.
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat