Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.
Drejtuar të rinjve, kryeministri Rama tha se 11 maji është mundësia e të gjithëve për të të bërë histori në Shqipëri.
“Dëshiroj që ta dini si votues të parë që nuk qëllon çdo herë, madje shumëkujt mund t’i qëllojë që të votojë gjithë jetën edhe mos ta ketë mundësinë të shkojë në votim dhe në dorën e tij, tek vota e tij të ketë edhe privilegjin që të kontribuojë për diçka historike. Në gjithë këto viti kanë ndodhur shumë gjëra në Shqipëri, ka pasur momente shumë dramatike, ka pasur zgjedhje në momente që fatmirësisht ju nuk i keni jetuar. Prindërit tuaj patjetër që i kanë jetuar. Por në 11 maj është rikthyer mundësia në duart e shqiptarëve për të bërë histori në ditën e votimit”, tha Rama.
Ndalur tek integrimi në BE, Rama theksoi se është një shtëpi e madhe që nuk e mban derën hapur gjithmonë dhe se sipas tij duhet shfrytëzuar.
“BE është një shtëpi dera e së cilës hapet dhe mbyllet. Hapet në një moment të caktuar, për të futur brenda dika apo disa dhe mbyllet për shumë kohë. Pastaj hapet dhe pastaj mbyllet përsëri. I tillë është ky proces i zgjerimit të asaj shtëpie. Sot në atë shtëpi janë 27 vende që vendosin të gjitha së bashku. Nuk vendoset me shumicë, vendoset me konsensus, duhet të bien dakord të 27-të për të hapur derën. Kështu që, ti mund të jesh gati ose mund të kesh një dëshirë shumë të madhe, mund të kesh gjithë përkushtimin tënd që t’i nënshtrohesh rregullave të asaj shtëpie, mund të rrish duke i rënë asaj dere pa pushim. Dera nuk hapet. Dera hapet kur ata janë po ashtu gati dhe janë po aq të interesuar sa ti që ti të hysh brenda dhe ky moment nuk vjen kur do ti”, tha kryeministri Rama.
/rtsh.al/
Mbante pistoletë në mënyrë të kundërligjshme, arrestohet 24-...
Bislimi pret në takim zyrtarin e BE-së, kërkon heqjen e masa...
Vendoset gurthemeli i kompleksit të Banimit të Përballueshëm...
Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë...
Pas thumbave të Dafinës, Elvana nuk hesht
E kryer, Frimpong lojtari më i ri i Liverpoolit