Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan për të prezantuar paktin për Universitetin.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se tarifat janë vendosur nga universitetet, ndërsa qeveria mori vendim për të vendosur një tavan në mënyrë që të mos kalohet limiti. Sipas Ramës, tarifat sot janë nën kosto, por qeveria sipas tij nuk është babai dhe nëna kur vjen cështja tek arsimi i lartë.
“Kemi adresuar me shumë seriozitet 8 pikat e studentëve duke thënë qartësisht se si i kuptojmë ne ato pika. Është një përgjegjësi përtej një 3-vjecari apo 5-vjeçari. Është e kuptueshme që kjo kërkesë është rezultat i një nevoje për më shumë respekt për studentin. Është e qartë që tarifat sot janë nën kosto. Tarifat i ka vendosur Universiteti dhe qeveria vendos tavanin. Një arsim cilësor lidhet edhe me sa paguan. Të jemi të qartë, por duke pasur parasysh jo sa kapacitet ka një familje për të paguar.
Qeveria ka për borxh që në parim të mbështesë ata që vijnë nga familje në nevojë.
Qeveria nuk ka detyrim të bëjë babain dhe nënën kur vjen puna tek arsimi i lartë. Kushtet nuk janë më optimale dhe ne kemi rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për Bachelorin. Janë 100 studentë gazetarie në një vit. Për katër vjet, 400 gazetarë. Ku? Në Elbasan… Në cilin kazan do shkoni? Do na shkatërroni. Do bëhet një kazanhane e madhe. Si do vijë dita që kazani të fillojë të marrë formë prej mermeri, ju po e bëni llamarinë komplet.”-tha Rama.
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...