Rama me shqiptarët në SHBA: Pranverën e ardhshme dua votën tuaj

18:10 | 26 Tetor 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin me shqiptarët e Amerikës, iu kërkoi mbështetjen me votë në zgjedhjet e 2025 për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.

Rama tha se vota e emigrantëve tashmë është një tjetër premtim i mbajtur dhe se gjithmonë nuk është ndjerë mirë kur shqiptarët e diasporës nuk kanë pasur mundësi të votonin.

Edi Rama: Shumë faleminderit. Të dashur shqiptarë të Amerikës, motra dhe vëllezër kjo është një ditë shumë e posaçme për mua që të ndodhem këtu me ju jo thjesht si bashkëkombëtarë matanë oqeanit, apo si qytetar me të drejtë vote në Shqipëri, por tanimë si një votues me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë. Më është dashur të përpiqem gjtaë së bashku me kolegët e partisë time dhe të ndjehem i sekëlldisur më shumë se sa një herë kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të votuar. Tani edhe ky është një premtim i mbajtur dhe jam këtu përpara jush për t’ju thënë se në pranverën e ardhdhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të Bashkimit Europian dhe për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel në krah të gjithë flamurëve të tjerë të familjes europiane që i kemi përkitur gjithmonë.

Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve. Ky është thelbi i misionit tim në krye të qeverisë shqiptare, ky është kryeangazhimi i PS që në krye të herës, zotimi ynë në të treja mandatet dhe vetëkuptimi i mandatit tonë të katërt. Rruga e Shqipërisë gjatë periudhës që unë kam pasur të udhëheq këtë përpjekje i ngjan shumë rrugës së çdo emigranti shqipatërë për t’u pranuar dhe integruar me sukses në Amerikë dhe Europë. Kur mora detyrën Shqipëria shihej me paragjykime ashtu siç shiheshin shqiptarët kur keni shkelur jashtë Shqipërisë.

Kryeministri ishte thuajse i izoluar prej vitesh. As nuk e vizitonte kush dhe rruga ishte e bllokur. Vendi në telashe të mëdha ekonomike. Që nga spitalet deri te shkollat. 40 milion Dollarë ishte borxhi i qeverisë vetëm prej detyrime të invalidëve. Rreziku i kolapsit energjetik më i madhe se kurrë me 1.3 miliardë Dollarë me gjysmën e shqipatrëve që paguanin edhe për gjysmën tjetër./tvklan.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme