Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për ndërtimet pa leje, duke nënvizuar se “beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtetndërtimi, është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si pjesë e një makinerie që nuk varet nga subjektiviteti i personave të veçantë”.
“Si ka mundësi që ju i patë vetëm tani? Ku i kishit sytë ju, madje edhe mua vetë më drejtohet pyetja “si nuk e pe këtë kullë”? Dhe ky debat për këtë temë ka një natyrë që lidhet jo me konkretësinë e ngrehinave të larta nëpër qytet apo qytete, por lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe me qytetarët, me interesin publik dhe me korrupsionin, me zbatimin e detyrave dhe me ryshfetet. Beteja më e madhe dhe më e gjatë një proces shtetndërtimi është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si pjesë e një makinerie që nuk ka emër të përveçëm. Ne kemi bërë një transformim rrënjësor në raport mes shtetit dhe qytetarit, duke kaluar 95% të shërbimeve në portalin e-Albania dhe duke i dhënë mundësi që shërbimet t’i marrin pa pasur kontakt me persona të përveçëm”, tha Rama.
“Në terren kemi një problematikë, e cila edhe pse sot është më e lehtë, vazhdon të jetë problematikë që rëndon biznese, që është problematika e individëve, emra të përveçëm në funksion të një detyre shtetërore, për të bërë presion mbi biznesin dhe për të marrë ryshfet. Ky është fakt. Këto ngrehina janë rezultat i mosfunksionimit siç duhet të një zinxhiri kontrolli që hallkën e vet të dobët ka drejtësinë që funksionon me të dobëtit, por jo me të fortët”, shtoi Rama.
“Lajmi është që do të kemi një kryeinspektorat në qiell, që nuk ka parti apo kushëri dhe i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje”, theksoi kryeministri Edi Rama, duke iu referuar nënshkrimit të kontratës së Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë, ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”./A2Cnn
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...