Edi Rama ka folur këtë të premte me nota tejet pesimiste për objektivin e hapjes së negociatave nga samiti i vendeve të Ballkanit perendimor me BE-në.
Kryeministri ka përmendur shkaraz atë që e konfirmuan shumë media ndrkombëtare, se liderët kryesorë të Europës ishin pak të preokupuar për zgjerimin, por ai ka thënë se ka bërë çështë e mundur që të shfrytëzojë edhe mbledhjen zyrtare edhe drekën informale, për të folur për ‘hallin” e Shqipërisë.
Por, pasi ka informuar për këto përpjekje kryeministri ka nënvizuar se « ererat kundër zgjerimit nuk ndihmojnë », se rasti maqedonas që kërkon hapjen e negociatave njësoj si Shqipëria “mund të bëhet pengesë edhe për ne”, se “Shqipëria e ka bërë punën e saj me marrjen e rekomandimit pozitiv nga Brukseli”, por faji është i Evropës që është futur “në cirkun e lagu se lagu”.
Ndonëse ka theksuar se është optimist Rama, ka pranuar se “procesi nuk është më në dorën e qeverisë shqiptare”.
Po të shikohet e plotë fjala e Ramës në konferencën për shtyp, duket se vendin kryesor aty e zënë më tepër alibitë, për politikat e Evropës, për punët e saj të brendëshme, ‘për një vend të vetëm që mund të prishi vendimin e 27 të tjerëve” gjë që tregon se kryeministri më shumë ka vënë theksin në pjesën e justifikimeve për mosmarrjen e statusit.
Po t’i shtohet kësaj edhe fakti se Rama nuk harron kurrë të fajësojë opozitën se po bën çështë e mundur që të hedhë baltë ndaj Shqipërisë për të penguar objektivin e qershorit, një gjë është e qartë: kryeministri po përgatit të gjithë terrenin e mundshëm që të justifikojë dështimin e muajit të ardhshëm. Konferenca e sotme në Rinas ishte hapi më i dukshëm i përgatitjes së kësaj strategjie.
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit