Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se do të dialogojë me opozitën pa kushte, kurse në lidhje me kërkesën e PD-së për qeveri teknike, ai tha se është sovrani që ai vendos se kush është në pushtet e kush në opozitë.
“Ne do diskutojmë çdo gjë. Opozita ka të drejtë të kërkojë qeveri teknike, hidraulike, inxhinierike. Ne kemi detyrën t’i dëgjojmë kërkesat e saj, por jo t’i plotësojmë. Është momenti që PD të mos përfitojë dhe keqpërdorojë faktin që ka 50% mundësi në ligjin për vettingun. Opozita ka detyrë të zbatojë Kushtetutën. Në çadër mund të qëndrojë sa ta shohë të arsyeshme për çështje të tjera, po jo për vettingun. Askush nuk mund ta ndalë dot vettingun”, është shprehur Rama.
Ndonëse nuk përcaktoi formatin e tryezës së dialogut, kryeministri la të hapur diskutimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Me opozitën nuk kemi çfarë të negociojmë, por kemi çfarë të bisedojmë. Nëse opozita është vërtet e shqetësuar për zgjedhje të lira e standarde më shumë se kemi pasur në zgjedhjet e kaluara, është e mirëseardhur. Ne jemi gati të dëgjojmë dhe propozimet konkrete të saj”, tha Rama.
Deklaratat e kryeministrit u dha pasi firmosi peticionin e shoqërisë civile në mbështetje të ligjit të vettingut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...