Në takimin e fundviti me mësues, Kryeministri Edi Rama bëri publikë tre objektivat kryesorë të qeverisë së tij në këtë mandat të dytë.
Objektivat lidhen me ndërtimin e shkollave të rjea, arsimin profesional dhe shpërndarjen e tij në territor.
“Ndërtimi i 140 shkollave të reja model për 40 mijë nxënës, si dhe 61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës. Nga 3 mijë nxënës që gjetëm në arsimin profesional, aktualisht janë të regjistruar 27 mijë e deri në 2021-n, do të jenë të regjistruar mbi 54 mijë të rinj shqiptarë. Çdo bashki do të ketë të paktën një shkollë profesionale, të specializuar në nevojat e tregut lokal”, deklaron Kryeministri.
Rama thotë se asnjëherë nuk mjafton, por shprehet krenar, që sipas tij, në mandatin e parë premtimi i rikthimit të dinjitetit për arsimtarët është realizuar./Top Channel
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...