Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e dytë të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit, po viziton Bosnjë Hercegovinën ku është takuar me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjes.
Kryetarja Kristo në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Rama ka vlerësuar marrëdhinet mes Bosnjës dhe Republikës së Shqipërisë duke theksuar se dialogu mes dy vendeve dhe bashkëpunimi duhet të vazhdojë, shkruan Arbresh.info.
“Marrëdhëniet tona janë në rregull dhe nuk kemi kurrëfarë problemi. Ky bashkëpunim duhet të përmbajë dhe dialogun e përbashkët dhe shpresojmë që dhe në të ardhmen do kemi një bashkëpunim të mirë. Në këtë takim informovava kryeministrin e Shqipërisë në lidhje me situatën politike në Bosnjë dhe si funksionojnë çështjet tek ne”, tha Kristo.
Kristro ndër të tjera tha se i ka prezantuar Ramës iniciativat e Bosnjës që pritet të paraqiten në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mabhet në mesin e muajit tetor në Shqipëri.
“Kemi parashikuar 5 çështje që duhet t’i paraqiten Këshillit Evropian. Theksohet bashkëpunimi rajonal me theks të veçantë në Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin dhe iniciativat që kemi marrë lidhur me takimin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë. Dy iniciativa nuk kemi arritur për t’i bërë dhe nuk jemi të gatshëm, lidhur me tregun e përbashkët dhe lëvizjen e lirë, jemi duke punuar që dhe këto të bëhen aktuale”, tha Krišto./Arbresh.info.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës