Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim në Nju-Jork me komunitetin shqiptar në Amerikë, ku diskutoi për “Shqipërinë 2030”.
Rama u shpreh se tashmë e takon komunitetin shqiptar edhe si votues, me mundësinë e pjesëmarrjes për herë të parë në zgjedhje nga Amerika.
Kryeministri theksoi se “ky është takimi i parë pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur udhëheqjen e vendit duke votuar nga aty ku banon”.
“Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës së bashku me kolegët e partisë time dhe të ndihem i sekëlldiosur më shumë se sa një herë gjatë këtyre viteve kur kanë ardhur zgjedhjet por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri”, tha Rama./atsh
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...