Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tregojë një barcelotë me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë diskutimit me liderët e Ballkanit në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Rama e tha një barcolet në lidhje me vdekjen tragjike të kreut të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, shkruan arbresh.info.
“E di që tingëllon shumë gjë e errët, por pas kësaj stories së aeroplanit rus, të gjithë jemi konfuzë. Tani nu ke di nëse keni dëgjuar, Rusia që negocion për ta unifikuar orën, ato zonat kohore, se kanë 9 orë dallim.. dhe kryeministri shkon te Putini dhe i thotë ‘e kam këtë problem: e dërgoj familjen time për pushime, i thërras t’iu them natën e mirë dhe ata më thonë mirëmëngjes. E thërras Olaf Szholzin për ta uruar për përvjetor, ata më thonë që është nesër. E thërras Xi Jinpingun për vitin e ri, ai më thotë është ende viti i vjetër’. Putini thotë ‘e pata të njëjtin problem: e thirra familjen Prigozhin për t’i shprehur ngushëllime, por ata më thanë që aeroplani nuk është ngritur ende në ajër”. /arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi