Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë gatishmërinë e tij për t’u ulur në bisedime me grevistet naftëtare të Ballshit, por më parë u ka kërkuar atyre që të dalin nga greva e urisë. Nëpërmjet disa mesazheve në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka theksuar se është e pamundur që bisedimet të bëhen me presione e ultimatum.
“Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin”.
Grevistët nga ana e tyre kanë mirëpritur ftesën e Kryeministrit për bisedime, por kanë kërkuar që ato të zhvillohen paralelisht me grevën.
Po pas këtij qëndrimi reagoi sërish Kryeministri, i cili shprehu keqardhje për refuzimin nga ana e grevisteve për të mbyllur grevën dhe për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
“Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime”.
Naftëtarët bënë të ditur se greva do të vazhdojë deri sa të merren të gjitha lekët e prapambetura që kompania u ka./klan
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...