Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët ka bërë një bilanc të punës së operacionit Forca e Ligjit. Rama tha se janë sekuestruar 1713 pasuri dhe në SPAK janë referuar 223 raste.
“Ndërkohë nga ana tjetër paralelisht me pastrimin e sistemit të drejtësisë ka vijuar lufta kundër krimit të organizuar dhe kulmimi i kësaj lufte ka qenë veprimtaria e operacionit Forca e Ligjit, i cili aktualisht numëron sekuestrimin e 1713 pasurive dhe referimin në SPAK të 223 rasteve
103 anëtarë të organizatave kriminale janë arrestuar dhe janë 30 grupe të goditura dhe 628 pasuri të sekuestruara”, tha Rama.
Sa i takon cështjes së sigurisë, kreu i qeverisë u shpreh se numri i vrasjeve është ulur qoftë në raport me një vit më parë, qoftë në raport me qeverisjen e kaluar.
“Nga ana tjetër edhe këtë vit numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie. Shifra janar nëntor 2020 ishim 2020 ishim 45 vrasje, 7 më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës.
Në 2012 kemi pasur 126 vrasje, sot kemi 2.5 herë më pak vrasje. Nëse i referohemi mesatares së disa viteve para se ne të merrnim detyrën dhe sot jemi gjysmë për gjysmë.
E keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund, por nga një vend ku kishte mesatarisht një vrasje në çdo 2-3 ditë, jemi një vend që po stabilizohemi pranë mesatares së BE” tha ndër të tjera kryeministri.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin