Partia Socialiste do të zhvillojë të dielën e 8 tetorit mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila do të mbahet në Durrës. Në mbledhjen e katërt të saj brenda këtij viti, PS synon të përmbyllë procesin e rienergjizimit të partisë me zgjedhjen e kryesisë dhe sekretariateve përkatëse.
A2 CNN ka zbardhur agjendën e Asamblesë Kombëtare Socialiste, ku parashikohet që takimi do të nisë në orën 11.00 dhe do të mbahet në një prej resorteve të qytetit bregdetar.
Ndër katër pikat e kësaj agjende janë fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
“N J O F T I M
Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftoj se më datën 08.09.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel FAFA Durrës, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me rend dite:
1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.
2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
3. Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
4. Të ndryshme.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PS Blendi KLOSI”, njofton PS.
Ndërkohë pak orë më parë në rrjetet sociale Rama informoi se kurset e edicionit të parë të Akademisë politike të PS-së përfunduan me sukses dhe tashmë do të dalin në terren studentët e parë që e kaluan këtë fazë, për të qenë pjesë e gjeneratës së re politike në vend.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...