Pas shpalljes së krizës energjetike dhe paralajmërimit se vendi ynë mund të përballet me rritje të çmimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë, ku pritet të diskutohet në lidhje me këto çështje.
Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 dhe më pas Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku do të prezantojë planin për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimeve.
Më 3 tetor, në një deklaratë të papritur për mediat, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rritje të çmimit të energjisë, ku tha se e gjithë bota po përballet me një krizë të tillë dhe se efektet po ndihen edhe te ne. Rama u shpreh se kushtet klimaterike po ndikojnë në këtë krizë energjetike, por theksoi se situata bëhet edhe më e ashpër kur në lojë futen edhe manovrat tregtare dhe faktorët e tjerë gjeopolitikë.
Dy ditë më parë, qytetarët u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët” e Kombit ku protestuan kundër rritjes së çmimeve, pasi vendi ynë është përballur edhe me rritje të çmimit të bukës dhe karburanteve. /Tch/
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri