Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte kabinetin në Vlorë.
Kreu i qeverisë kishte paralajmëruar një muaj më parë, se kabineti do të mblidhet në çdo qark të vendit, për t’u njohur me problemet e qytetarëve dhe për të biseduar mbi investimet në zonat përkatëse.
Rama ishte shprehur se këto nuk do të jenë mbledhje simbolike, por për të punuar me deputetët, për të thirrur drejtuesit e institucioneve e për të biseduar me kryetarët e bashkive. Ministrat mësohet se do të qëndrojnë dy ditë në Vlorë.
Gjatë ditës së parë pritet të zhvillohet mbledhja e qeverisë, ndërkohë që gjatë ditës së dytë, do të ketë takime me qytetarë dhe drejtues të institucioneve.
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj