Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka udhëtuar drejt Vjenës. Kjo vizitë e Ramës në Vjen për të marrë pjesë nesër në Këshillin Special të OSBE-së lidhur me krizën në Bjellorusi.
Përpara mbledhjes së Këshillit Special, Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së ka zhvilluar një takim me Stephen Biegun, zëvendës sekretar i shtetit SHBA-së.
Në një intervistë për Top Channel Rama u shpreh se edhe pse i ka dërguar një letër Lukashenkos në cilësinë e kreut të OSBE-së ende nuk ka marr një përgjigje, por kjo sipas tij nuk do të thotë që të humbasë durimi.
“Këtu bëhet fjalë për të krijuar një mundësi komunikimi mes dypalësh që po shkojnë në një konfrontim që mund të shkojnë me pasoja të mëdha për të gjitha palët. Nuk bëhet fjalë për punë individuale, por që lidhet me një organizatë të tërë dhe grup të tërë njerëzish. Unë mendoj se kjo është gjëja e duhur. Më vjen mirë që iniciativa jonë që ishte në një moment të vështirë shumë, por edhe pak kaotik mori kaq shumë vëmendje dhe tani mbështetje të plotë në të gjitha nivelet dhe nuk është refuzuar, por mbështetet në një rezervë të kuptueshme nga Rusia” tha Rama për TopChannel.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...