Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të mbledhë në Kryesinë e Kuvendit ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste për të diskutuar mbi qeverisjen, korrupsionin por edhe për një nismë të re kombëtare për Shqipërinë 2030 siç e ka cilësuar vetë kreu i qeverisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ditën e nesërme në orën 10:00 të së martës ai do t’i adresohet grupimit të tij parlamentar dhe kabinetit qeveritar ku do të prezantojë edhe nismën e re kombëtare për Shqipërinë 2030, shkruan Arbresh.info.
“Nesër 10:00 live tv: Qeverisja, ligji, korrupsioni dhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë 2030. Adresim për grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar”, shkruan Rama./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...