Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit politikë në qarqe

10:37 | 2 Mars 2021
Arbresh.info

Një ditë pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS.

Kjo është një mbledhje rutinë që zhvillohet çdo fillim jave, por për shkak se ditën e djeshme Rama ishte në Bruksel mbledhja është zhvendosur ditën e sotme.

I gjithë fokusi i diskutimeve është vijimësia e fushatës elektorale, ndërsa partitë politike ka ndezur motorët për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama ndodhej këtë të hënë, data 1 mars, në Bruksel, në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit.

Në një konferencë për shtyp, së bashku me Josep Borell, zëvendës president i Komisionit Europian dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ai shprehu pakënaqësinë e vendit tonë për lënien mënjanë të rajonit për shpërndarjen e vaksinës, por nga ana tjetër ai tha se është i lumtur që Covax ka nisur t’u japë vendeve dozat e para të vaksinës.

Kryeministri gjithashtu foli edhe për integrimin e vendit në BE, duke thënë se Shqipëria sipas tij i ka përmbushur detyrat për konferencën e parë ndërqeveritare./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme