Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne Kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar lidhur me ndryshimet më të fundit që ka vendosur të bëjë në qeveri si largimet, ashtu edhe emërimet e reja.
Mbledhja ka nisur rreth orës 9:30 minuta.
Ndërkohë burime pranë PS-së janë shprehur se pjesë e diskutimeve do të jenë edhe detyrat që do t’u caktohen 4 ishministrave për zgjedhjet e 18 qershorit, shkruan gazeta Shekulli.
Kujtojmë se një ditë më parë Rama konfirmoi largimet e 4 ministrave dhe arsyetoi se këto ndryshime po bëhen vetëm për fushatën e 18 qershorit dhe se nuk kanë lidhje me protestën e PD-së apo me ndonjë kërkesë të Ilir Metës.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare