Rama mbledh krerët e Shkodrës, asnjë dakordësi për zëvendësimin e drejtorëve të dorëhequr

20:11 | 7 Tetor 2019
Arbresh.info

Drejtuesit socialistë të Qarkut të Shkodrës nuk po bien ende dakord lidhur me zëvendësimin e drejtorëve, të cilët dhanë dorëheqjen me kërkesë të kryeministrit Rama pak kohë më parë.

Të mbledhur nga kryeministri Edi Rama në selinë qendrore të PS, deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi e Tom Doshi si dhe drejtuesja e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia diskutuan për një orë për drejtorët e rinj në Shkodër.

Burimet e Abc News bëjnë me dije se deputeti Paulin Stërkaj ka shprehur kundërshti për emrat e propozuar nga Senida Mesi. I gjendur mes këtyre pavendosmërive, Rama është larguar nga mbledhja, duke u kërkuar të pranishmëve, t’i vazhdonin diskutimet mes tyre.

Dorëheqja e drejtorëve të institucioneve në Shkodër erdhi pasi kryeministri Rama ua kërkoi një gjë të tillë, me qëllim riformatimin, pas “djegies” së Valdrin Pjetrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme