Rama mbledh Asamblenë e PS-së

18:35 | 21 Shkurt 2024
E.H

Sikurse ishte paralajmëruar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socaildemokrate.

Takimi po zhvillohet online dhe në selinë e PS janë mbledhur edhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Në mbledhjen me drejtuesit e qarqeve dhe anëtarët e asamblesë që janë online, çdo drejtues qarku është duke raportuar me detaje për numrin e anëtarëve ekzistues, sa janë lëvizjet, projeksionet për anëtarë të rinj, pikat e dobëta dhe të forta në çdo qark./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme