Rama mbërrin në Beograd, do takohet me presidentin Vuçiç

19:50 | 7 Korrik 2023
Arbresh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Beograd, pas vizitës në Bosnjë Hercegovinë dhe Mal të Zi në ditën e dytë të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit.

Rama pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Euronews.al, shkruan Arbresh.info.

Nga Podgorica, kryeministri Rama lajmëroi se më 17 korrik do të zhvillohet takim informal me përfaqësues nga Komisioni Europian dhe liderët e Ballkanit Perëndimor./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme