Në fjalën e tij në nisje të takimit në kuadër të Open Balkan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit duke i bërë thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen.
“Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve e shërbimeve.
Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Haur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë pasi është një nismë tërësisht përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje. Në fushën e lëvizjes së mallrave, sot do të nënshkruajmë marrëveshjen tripalëshe të kafshëve të gjalla dhe njohjes së ndërsjellë të dokumentacionit të lëshuar dhe zbatimin e memorandumit dhe kalimit të mallrave mes nesh të treve që është nënshkruar tashmë korrikut tashmë.
Do të nënshkruajmë marrëveshjen edhe për fushën e veterinarisë. Më lini që këtu t’i kthehem faktit se sa herë kemi folur për këtë gjë, sa herë kemi rënë në parim. Marrëveshja përfaqëson një gur kilometrik dhe jep mundësi të jashtëzakonshme për bizneset dhe prodhuesit bujqësorë.
Ne po nënshkruajmë marrëveshje mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë duke shënuar një hap të lehtësimit të tregtisë. Ekipet tona kanë bërë një punë të shkëlqyer. Në fushën e lëvizjes së njerëzve po bëjmë një marrëveshje duke hequr njohjen e lejeve të punës në mënyrë që të lejohen të punojnë e të qëndrojnë në vendet tona. Ne po ndërmarrim hapa për të liberalizuar tregjet tona të puna dhe duke e bërë rajonin më tërheqës për investimet e huaja.
Në fushën e lirisë së lëvizjes së shërbimeve, kemi bërë një hap të rëndësishëm për ndërlidhjen”, tha Rama./tch/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...