Google ADS

Rama: Lumi Gjanicë ishte vatër ndotje dhe rrezik, tani është sërish lumë

09:13 | 31 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se lumi Gjanicë tanimë ka pësuar një transformim urban dhe mjesidor.

Kështu Rama tha përmes një postimi në facebook, ku publikoi pamje nga kjo pjesë.

Sipas tij, Gjanica ishte kthyer në një vatër ndotje dhe rrezik përmbytjesh për qytetin e Fierit.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është sërish lumë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme