Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral me banorët e Sarandës u ndal tek bashkia që drejtohet nga LSI, ndërsa lexoi letrën e një qytetari.
Rama tregoi se teksa po vinte këtu ka takuar rastësisht një plak, i cili i ka dorëzuar këtë letër.
“Dua një moment qetësinë tuaj, përpara se të nisesha për këtu më erdhi një burrë i vjetër, i dridheshin duart dhe mu lut që të ndaj me ju cka është e shkruar në këtë letër. më tha do doja me gjithë zemër ta besoja që pas 25 qershorit shteti vërtet sdo jetë një tepsi për partitë e pushteti por unë jetoj në një vend ku shteti jo vetëm është bërë tepsia e një partie të pushtetit po ku pushteti i asaj tepsie bën të dridhet i madh dhe i vogël nëse hap gojën. Bashkia Delvinë, Shoqëria private e transportit të udhëtarëve që ka përituar linjat e transportit Delvine-Tirane dhe Delvine- Sarande, e themeluar nga djali i xhaxhait të kryetarit të bashkisë që më pas aksionet i kaloi dikujt tjetër që më pas i kaloi dikujt tjetër. Everton Shehu, djali i tezes së kryetarit të bashkisë, Elvira Dhima shefe e financave kushërira e dytë, Denis Balili inspektor, Ingrida Balili, Rovena Llalla, Bashkim Cepani vjerri i kryetari te bashkise, Mitat Isufj, kushëri i kryetarit, Zinit Qafoku lidhje krushqie me kryetarin e bashkisë”- tha Rama./sotnews
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...