Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Gjirokastër ku ka zhvilluar një takim me studentët e universitetit “Eqrem Çabej” në lidhje me Paktin për Universitetin. Por pa kaluar tek pakti, Rama ka dhënë një mesazh dhe për dialogun, një ditë pasi deputetët e opozitës dorëzuan dorëheqjen nga mandatet e tyre.
“E mira e dialogut është që jo vetëm flet dhe tjetri dëgjon por dhe dëgjon tjetrin kur flet dhe mëson nga tjetri. Del më i ditur se sa në momentin kur hyre”, tha Rama.
Më tej kryeministri kërkoi nga Universiteti i Gjirokastrës dhe stafi pedagogjik angazhim për të nxjerrë fonde e të mos presin vetëm nga buxheti i shtetit. Ai sugjeroi shfrytëzimin pikërisht të qytetit për t’iu ofruar shërbime institucioneve por edhe sektorit privat.
“Ministrja i preku pikat kryesore të këtij procesi. Unë do plotësoj dy aspekte. Rektori foli për të ardhura por nuk është buxheti i shtetit përgjigje për çdo nevojë financiare ashtu siç nuk është shteti përgjigjja për çdo nevojë për punë. Mendoj se të mësuarit e njerëzve në vendin tonë se jetojmë në një sistem tjetër jo ai kur shteti mendonte për gjithçka duhet futur herët në shkollë.
Është shumë rrugë e shkurtër të financosh universitetin me paratë e shtetit dhe të buxhetit. Është rruga më e shkurtër të thuash ne kemi nevojë për kaq lekë, buxheti na jep kaq, të tjerat prindi.
Ndërkohë pjesa e tretë, angazhimi i trupës pedagogjike për të nxjerrë para mungon komplet. Universitetet në botë gjenerojnë të ardhura. Jo vetëm me sponsorët që kanë, donatorët por dhe me ato që i ofrojnë tregut. Ky universitet është i ndërtuar dhe jeton përditë mbi një pasuri të jashtëzakonshme. Një pasuri e jashtëzakonshme që fle, që ka filluar të zgjidhet nga pak por është shumë larg të qenit pasuri që e shfrytëzon qytetarët apo vendi. Ç’është kjo pasuri? Është Gjirokastra, një vend bekuar ku mendja, dija, vullneti mund të nxjerrin shumë të ardhura. Universiteti ka mundësi t’i ofrojë institucioneve, sektorit privat jo vetëm studime si mund të nxirren të ardhura nga kjo pasuri por dhe projekte konkrete”, deklaroi Rama.
Ai tha se duke bërë këtë studentët jo vetëm mësojnë nëpërmjet librave por mësohen të hyjnë në një logjikë tjetër, jo logjika ‘të mbaroj shkollën e të hyj në shtet’, duke iu referuar ndoshta kërkesave për të filluar punë në doganën e Kakavijës.
“Mbarova shkollën për gjeografi, e dua shumë partinë tuaj dhe dogana është një vend pune. Aspekti tjetër është për atë çka çuam përtej 8 pikave. Punësimi, dhënia e mundësisë për të punuar për shtetin, atyre që janë më të mirët, që janë me 9 e 10 dhe që kanë të drejtë të kërkojnë të shërbejnë në këtë shtet.
Po ashtu kemi hapur një program për internshipet, praktikat në administratë. Janë një numër i madh studentësh që mund të bëjnë praktika në administratë dhe të fitojnë eksperiencën e duhur dhe të kontribuojnë në shtet. Nga njëra ne bëjmë çmos që të kultivojmë një mendësi të re që unë kur vij në universitet të marr dije nuk vij thjesht për një shans që të bëhem rrogëtar i shtetit por vij që me dijet e mia të fitoj në një treg mundësish të pafundme. kush është me ide, kurajë e vullnet fiton, nuk diskutohet. Gjirokastra është pasuri e fjetur dhe sot ka filluar të zgjohet”, u shpreh Rama.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...