Rama: Lavrov, peshkaqen i nivelit të lartë, peshqit ranë në rrjetën e sarkazmës së tij

16:21 | 8 Qershor 2022
L G

Kryeministri Edi Rama tha se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, pavarësisht deklaratës së tij disa ditë më parë se vendet perëndimore urdhëruan bllokimin e udhëtimit të tij në Beograd, për të mos lejuar që ai të mbështeste këtë nismë.

“Bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore, i cili është i mirënjohur për sarkazmat e tij dhe shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij. Sepse nëse ai do të ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur, do të ishte këtu. Ai do të ishte ai mbështetës dhe Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja që nuk e duan Ballkanin e Hapur janë këtu. Këtë e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. Ballkani i Hapur është për njerëzit”, tha Rama.

“Jam krenar me politikën që bën Serbia, nuk kam turp nga marrëdhëniet që kemi me Federatën Ruse. Por askush tjetër nuk ishte përveç nesh në përgatitjen e idesë së Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiç.

Të ngjashme