Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se asnjëherë nuk ka marrë anë në luftën e brendshme politike në Kosovë.
Ai pohoi se ka heshtur gjatë luftës politike në kohë të pandemisë përkundër që aktivistët e VV-së kanë punuar që të rrëzojnë qeverinë e tij në Shqipëri.
”Nuk kam marrë ndonjëherë anë në Kosovë”, ka thënë ai.
”Aktivistët në fjalë kanë ndërrmarë aksione për të rrëzuar qeverinë time, nuk besoj se iu ka mbetur hatri që nuk mbrojta qeverinë e tyre”, shton Rama.
Ai tregon edhe për raportet e tij me Kurtin, dhe siç shtoi në t7, e kanë lënduar gënjeshtrat e tij.
”Ajo që më ka lënduar shumë nga Ramushi është gënjeshtra. Ajo që më lëndon nga Albini është gënjeshtra. Unë me këtë kam shumë problem. Gënjeshtra publike kur flasin për cështjen e teatrit”.
”Çka do të thotë kjo?”
”Nuk do të thotë se policët duhet të mbronin teatrin dhe jo rrëznimin. Nga kush ta mbrojnë? Nga hajdutët?”, pyet Rama.
”Ai ka bërë krahasime të mija me Sllobodanin”.
”Çfarë i kam bërë unë monumenteve të kulturës ju ka bërë Millosheviqi. Këto janë fakte. Kur më dalin përballë dhe më thonë ”jemi gabim” jam ok”.
”Të përplasemi me fakte dhe debate jam ok. Por për të përdorur tribunat për të nxjerrë më të keqen e qënies njerëzore për të nxjerrë ato që na ka dhuruar Zori në mënyrën më të keqe këtë nuk mund ta toleroj”, thotë Rama.
Tutje Rama ka thënë se nëse Kurti kërkon fitore bindëse në Kosovë, kjo nuk e bën atë autokrat.
”Është e drejtë e Kurtit që të kërkojë 51%. Nëse e fiton me vota nuk je autokrat. Ka dallim”.
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...