Kryeministri Edi Rama ka qenë sërish i ashpër ndaj kryeministrit në largim të Kosovës,, Ramush Haradinaj. Në një intervistë për Tv Klan, Rama tha se i është dashur të shprehet publikisht për të rrëzuar një gënjeshtër të Haradinajt që lidhet me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo që është thelbësore është që përpara se t’i themi njëri – tjetrit armik dhe tradhtar për të fituar disa vota më shumë të shikojmë tek njëri tjetri një mundësi më shumë për të kuptuar më mirë se çfarë do të bëjmë. Asnjëherë nuk kam dalë publikisht për të bërë politikë të brendshme duke e përdorur apo keqpërdorur marrëdhëniet e mia që kanë qenë shumë të mira me të gjithë. Më vjen shumë keq që kam qenë i detyruar të dal publikisht kur vërtet jam sulmuar dhe jam anatemuar në mënyrën më të ulët me një gënjeshtër të madhe si ajo që prodhoi dhe shpërndau Ramush Hardinaj” – tha Rama.
Edhe pse dihet e Rama ka qenë një mbështetës i idesë së Hashim Thaçit për ndryshimin e kufijve, tashmë që kjo ide duket se është varrosur, kryeministri shqiptar ka vendosur të shprehet publikisht kundër saj.
“Duhet një mirëkuptim në radhë të parë mes shqiptarëve, mes liderëve politikë. Duhet një qasje e ndershme dhe duhet kapaciteti për të pranuar se ka opsione të ndryshme në diskutim. Unë kam qenë gjithmonë kundër shkëmbimit të territoreve si një metodë për t’i rënë shkurt një procesi që është shumë më i komplikuar. Nga ana tjetër, e kam thënë dhe e përsëris se është e paimagjinueshme që të arrihet në një përfundim nëse nuk ka vizion dhe nuk ka vullnet për të rënë dakord për vijën e kufirit. Një gjë duhet të jetë e qartë, që nuk mundet dot të ndërtohet e ardhmja duke vizatuar një kufi etnik” – tha Rama.
Rama nuk i kurseu kritikat as ndaj Albin Kurtit që pritet të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. I pyetur për raportet mes tyre, kreu i qeverisë shqiptare tha se ndryshe nga Kurti ai nuk e bazon politikën te raportet personale.
“Me Albinin kam pasur në vijimësi komunikim. Kur s’kam qenë dakord ia kam thënë, kur s’ka qenë dakord ma ka thënë, por ndryshe nga Albini unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale dhe me bisedat që shkëmbejmë me njëri – tjetrin” – e mbyll Rama./lapsi.al/
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...