Nga Saranda ku vijoi turin e falenderimeve, Kryeministri Edi Rama tha se ky qytet është sot një motor i zhvillimit ekonomik të gjithë vendi, ndaj dhe premtoi më shumë investime nga qeveria.
“Patjetër që ne do të bëjmë gjithçka edhe për të gjitha gjërat e tjera, edhe për nevojat e infrastrukturës dhe shërbimeve, etj. Saranda është sot një motor i zhvillimit ekonomik të vendit, të vendit jo vetëm vetes së vet. Dhe duhet të nxjerrim nga ky motor shumë më tepër, sepse ka një potencial shumë të madh”.
Rama u ndal dhe te Ksamili, që tha se është një nga pikat më të vizituara të Mesdheut. Kryeministri po ashtu tha se në planin e punës të qeverisë parashikohen disa ndërhyrje të rëndësishme për Ksamilin, për t’i dhënë atij një përmasë tjetër.
“Ksamili është një nga pikat më të vizituara të Mesdheut sot faktikisht. Por ne Ksamilin nuk e kemi trajtuar akoma me të gjithë forcën, se gjërat bëhen me radhë, nuk kemi mundësi t’i bëjmë të gjithë përnjëherë. Por ama kemi tanimë në planin e punës ndërhyrjet e rëndësishme edhe në Ksamil. Për t’i dhënë edhe Ksamilit një përmasë tjetër, nga pikëpamja e sistemimit, e hapësirës dhe të kushteve. Patjetër të gjitha këto do t’i bëjmë.”/tvklan.al
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...