Një javë pas takimit për mbetjet urbane, kryetarët e bashkive janë rikthyer në Kryeministri, kësaj here për ujësjellësit. Kritikat qenë të forta, për keqmenaxhim.
Kryeministri nuk evidentoi bashki që kanë performuar mirë, por si kampionë të humbjeve në rrjete ai cilësoi bashkinë e Vlorës, kryebashkiaku i të cilës kësaj here kishte zgjedhur mos të ishte në takim.
Punësimet pa kriter Rama i sheh si një nga abuzimet kyçe që ka çuar në degradimin e këtyre ndërmarrjeve.
Ndryshe nga takimi për mbetjet që i kërcënoi se do t’i çonte përpara drejtësisë, për ujësjellësit kryeministri tha se do të bashkëpunojë me partnerë të huaj do skanimi i çdo ndërmarrje.
Ata që kërcënoi me burg ishin në fakt kompanitë që kanë leje për shfrytëzimin e guroreve e që nuk i janë përmbajtur kontratave, me të cilët do të zhvillojë takim javën e ardhshme.
Ndërmarrjet e ujësjellësit në të gjithë vendin janë debitorët më të mëdha ndaj OSHEE, duke mos paguar asnjë lëek nga borxhi për energjinë e konsumuar./tvklan
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit