Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkër me kryeministren italiane, Giorgia Meloni se është krenar për Shqipërinë që i duhet t’i shërbejë Italisë.
Ai e ka falenderuar Melonin për për të gjthë afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar për të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
Rama ka theksuar se Italia është avokati ynë më i rëndësishëm në BE.
“Jam krenar për Shqipërinë që i duhet ti shërbej Italisë. Nëse ne kemi mundësinë për të qenë të dobishëm, një herë, dy, tre, ta shfrytëzojmë këtë mundësi për ta ndihmuar. Në një çast jo vetëm të vështirë për Italinë, por për të gjithë Europën, ne jemi krenarë që po japim ndihmën tonë. Sigurisht mund të diskutojmë për çdo gjë, qoftë dhe për këtë marrëveshje që mund të jetë diçka me vlerë apo një gabim. Nëse do të jetë një gabim, të jetë një gabim i bërë me zemër, por dëshirojmë që të zgjidhet ky problem i emigracionit në Europë.
Thënë kjo shpresoj që të mund të kuptohet trazimi që kam në shpirtin tim për faktin që kam jetuar si kryeministri i këtij vendi të gjitha këto gjysma të vërteta që janë gënjeshtra të mëdha ndaj shqiptarëve dhe shqipërisë.
Nga ana tjetër, dua të falenderoj Giorgia për të gjthë afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar për të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Italia ka qene avokatja e Shqipërisë në BE. Me të gjithë kemi pasur një marrëdhënie vëllazërie dhe të gjithë kanë bërë më të mirën. Kjo duhet kuptuar dhe nga shokët e mi të majtë italianë”./abcnews.al
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...