Edi Rama iu rikthye sërish akuzave për partitë e vogla, duke mos kursyer për asnjë moment kritikat për aleatin në qeveri, LSI-në.
Nga Vlora, qyteti ku kandidon për një mandat të dytë, kreu i qeverisë tha sot se, dy partitë më të mëdha në vend, janë bërë peng i ankandeve politike.“Nuk mund të dalë një drejtor në një agjensi të rëndësishme dhe t’i thotë ministres “nuk të njoh ty, njoh kryetarin e partisë”. Kjo është histori pengmarrjeje. Ose do ta pranosh këtë dhe do të bësh koalicion, ose tjetri ikën dhe kap më shumë te tepsia e tjetrit. Dy partitë e mëdha janë bërë pengje të këtij lloj ankandi. Kjo nuk ka lidhje me demokracinë, përfaqësimin dhe shtetin. Demokracia nuk është anarki dhe nuk është Pazar”, tha kryeministri.
Për Ramën, koalicionet duhet të ndërtohen vetëm në bazë programi: “Kush vjen për koalicion vjen për program, jo për tepsi. Ose hajde për program, ose ik. Kërkesa të tipit unë dua këtë, unë dua atë, fute këtë këtu nuk mund të ketë më”.Gjatë takimit me pensionistët dhe veteranët, Rama kërkoi besimin për Partinë Socialiste më 25 qershor, për të udhëhequr i vetëm reformat e ndërmarra gjatë mandatit të parë.“Nuk e kemi qëllim në vetvete që të kemi sa më shumë pushtet. Unë ju them të na jepni më shumë pushtet që të bëjmë më shumë për ju. Nuk i bëjmë dot gjërat që po ju them nëse ne nuk kemi kontrollin e timonit.
Themelet i kemi vënë, por për të ndërtuar katin e parë, të dytë e të tretë të shtëpisë së shtetit, na duhet të krijojmë makinerinë administrative që është e shtetit, jo e partive”, tha Rama.Për kryeministrin, reforma në drejtësi dhe vetting-u do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendit, mbi 5% gjatë mandatit të dytë të socialistëve: “Po nuk e çuam ekonominë mbi 5%, nuk kemi arritur objektivat. Kjo rritje do të thotë rritje edhe më shumë e rrogave, e pensioneve dhe impakt i drejtpërdrejtë në ekonominë e familjeve. Që të shkojmë mbi 5% na duhet drejtësi dhe administratë. Pa këto, të gjitha të tjerat janë të përkohshme”.Rama pati një thirrje edhe për administratën publike, që të qëndrojë sa më larg influencës së partive./TopChannel/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh