Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjendet në qytetin e Vlorës ku ka mbledhur në një takim ministrat dhe drejtuesit administratës qendrore.
Me tone të ashpra Rama nënvizoi sërish se në administratë u kërkohet akoma qytetarëve certifikata, duke shtuar se administrata do të skanohet, duke paralajmëruar ndryshime.
Ai lajmëroi se po pergatitet nje vendim qe do te gjobise punonjesit e gjendjes civile apo te bashkise qe leshojne certifikata dhe do ua mbajne nga rroga parate qe u kane marre qytetareve.
“Akoma në qarkun e Vlorës lëshohen certifikata, s’e kuptoj pse, ju prodhoni akoma certifikata, ministri i Brendshëm ka nxjerrë urdhër që të mos prodhoni, prapë vazhdon, për cfarë? Ndërkohë që është detyra juaj në rastet kur ju duhet, ta nxirrni nga kompjuteri këtë kijeni parasysh se edhe gjendja civile e bashkisë Vlorë edhe sot që flasim, ne po pergatisim nje vendim tjetër do gjobisim punonjësit e gjendjeve civile që vazhdojnë të prodhojnë certifikata, do detyrojmë t’i paguajnë ata nga rroga e tyre dhe të rrinë pa rroga, se s’ka më kuptim, thuaje e rithuaje …është e pakuptimtë”, tha Rama.
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...