Në diskutimin e tij live me studentët, në studion e emisionit “Top Show”, kryeministri Edi Rama dëgjoi dhe u mundua të sqarojë disa prej problematikave të këtyre të fundit, që prej 8 ditësh janë përfshirë në një protestë masive.
Kushtet e vështira në ambientet e universiteteve, mësimi me turne, etj., ishin disa nga problematikat, që rreshtuan studentët përballë Kryeministrit, i cili nga ana tjetër u mundua të sqarojë se ka rritur buxhetin për arsimin.
“Në vitin 2013, buxheti për arsimin ishte diçka më tepër se 51 milionë lekë, ndërsa këtë vit e kemi 81 milionë lekë, pra është rritur. Gjithsesi ju duhet të dini se nga 2009-a e në vijim, është rritur numri i kuotave të pranimit, pa u investuar aspak në shtimin e ambienteve dhe stafit akademik. Prandaj unë u them të ulemi dhe të bisedojmë, pasi kjo është një çështje që kërkon shumë diskutim”, tha Rama./tch/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte