Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet këtë të martë gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët e Laçit, atje ku po zhvillohej një dëgjesë.
Ndarja e vendit në Veri e Jug duket se ka acaruar nervat e Kryeministrit, i cili ka folur për “maskarenj” që tentojnë të bëjnë politikë për të goditur qeverinë e për ta prezantuar atë si një maxhorancë të interesuar vetëm për mirëqënien e shqiptarëve që jetojnë në jug të vendit.
Kryeministri u shpreh se ka një mesazh për ata maskarenj që bëjnë politikë të tillë, duke deklaruar se programi për rindërtim prej një miliard dollarësh është më së shumti i përqendëruar në zonat veriore të vendit.
Rama: Një gjë kam për ty thënë atyre maskarenjve, që ndajnë veri jug.
Nga programi 1 miliard janë shumë investime që janë në veri dhe jo jug. Nga program 1 miliardë për rindërtim ka 4 projejkte. Ku janë këto?
Aksi Thumanë-Kashar, aksi Milot-Balldren dhe Rruga e Arbërit, tre nga katër projekte janë në veri dhe do të ndërtohet të gjitha brenda këtij mandati.
Projekti i vetëm në jug është aksi Vlorë-Llogara. Më shumë se 75% e fondit të programit është nga Tirana e sipër, në veri. Kjo është për maskarenjtë që i bien kësaj daulleje./Gazeta Express
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...