Në një periudhë kur Coronavirusi Covid-19 në Evropë po përhapet me ritme të shpejta, në Shqipëri nuk ka maska mbrojtëse.
Sipas një investigimi të bërë nga Euronews Albania, rezulton se në 80% të depove farmaceutike në Shqipëri, nuk ka maska mbrojtëse.
Depoja farmaceutike nr.1 (Bisedë telefonike)
Gazetari: Maska kirurgjikale keni?
Farmacistja: Nuk kemi gjendje.
Gazetari: Kur mund të vijnë?
Farmacistja: Nuk e di a do na vijnë apo jo, janë në mungesë kudo.
Depoja farmaceutike nr.2
Gazetari: Si kaluat?
Farmacistja: Mirë si kaluat?
Gazetari: Maska kirurgjikale keni?
Farmacistja: Maska? Jo, nuk kemi.
Një nga bizneset me fitimprurëse për depot farmaceutike në Shqipëri javët e fundit, ka qenë blerja e maskave në Kinë dhe rishitja e tyre me çmim të dyfishuar, po në Kinë.
Depoja farmaceutike nr.3
Gazetari: Maska kirurgjikale keni?
Farmacisti: Jo, jo nuk ka.
Farmacisti: Nuk ka mo, i kanë kthyer prapë në Kinë, i kanë marrë me çmim dyfish, edhe kush ka i ka bërë pesë mijë lekë, gjashtë mijë lekë kutinë.
Farmacistët tregojnë se ditët e fundit ka patur fluks të madh njerëzish që kërkojnë maska dhe kjo ka bërë që farmacitë të mos kenë më rezerva.
“Momentalisht ka fluks kërkesash, sidomos që nga momenti që u bë e njohur që Italia kishte raste të infektuarish. Kanë ardhur disa persona që të kërkojnë maska, edhe pse maska janë kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe, por sidomos këto dy ditët e fundit shihet rritja e menjëhershme. Momentalisht kemi ende dhe disa, nuk di ç’të them në varësi të ditëve që do të vijnë se sa fluks do të ketë, pasi gjithsesi janë në mbarim dhe sipër”, tha farmacistja Teuta Maçi.
Farmacistja tregon se kërkesa e madhe ka bërë që të ketë dhe rritje çmimi.
“Po, ka pasur një ndryshim të çmimit të shitjesh, jo shumë të lartë, jo eksponencialisht të lartë, por ka një rritje të çmimit”, shtoi ajo.
Rastet e identifikuara së fundmi dhe viktimat e shkaktuara nga virusi në Itali ka bërë që në Shqipëri të rritet paniku në masë, teksa në vend ende nuk është konfirmuar asnjë rast me coronavirus.
Simptomat
Coronavirusi qarkullon në kafshë, dhe disa prej Coronaviruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që Coronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu. Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.
Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ri nga COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje. Rrallëherë mund të jetë fatale. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Si përhapet?
Coronavirus i ri është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë.
Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet:
pështymës, kollitjes dhe teshtitjes
kontakteve personale të drejtpërdrejta
duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën apo sytë
në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal.
Zakonisht sëmundjet e frymëmarrjes nuk transmetohen me ushqim, i cili në çdo rast duhet të trajtohet duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar.
Gjithsesi, ende vazhdojnë studimet për të kuptuar më mirë se si transmetohet ky lloj virusi.
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...