Opozita jo pak herë ka hedhur akuza se “legalizimi” i kanabisit në vend është lejuar nga vetë kryeministri Rama.
I ftuar në studion e “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha shprehet se “Nuk e di, edhe unë i atij mendimi jam, por puna është si do ta provojmë. Ajo çfarë ka ndodhur deri në 2016-ën nuk është bërë nga ata poshtë, kjo është kategorike”.
Sipas gazetarit Hoxha, nuk mundet që thjesht një shef komisariati të lejojë të mbillen sasi të pafundme kanabisi, pasi nuk i mbulon dot.
“Një shef komisariati të lejojë të mbillen sasi të pafundme kanabisi. Nuk i mbulon dot, ne kemi monitorim nga ajri. Italianët janë këtu tërë kohës”, shprehet ai.
Më tej ai kujton se: “Në vitin 2016, kishte çdo ditë pamje të operacioneve policore që korrin pafund kanabis. Në 2016-tën u korr 40-50% e sasisë së mbjellë. Po të mos korrej nga policia, vlera e kanabisit do shkonte se domatja. Fakti që kjo ndodhi atë vit dhe nuk ndodhi vitin pasardhës tregon se e kanë në dorë strukturat e shtetit”.
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”,...
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren