Nga Librazhdi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përjashtoi mundësinë e ndonjë tryeze politike me opozitën.
Kjo është një përgjigjje për zërat se me ndërmjetësim synohet ulja e palëve për një kompromis politik. Por, siç tha Rama, socialistët do e vijojnë mandatin e tyre deri në fund.
“Nuk ka më asnjë lloj tryeze për të negociuar mandatin që na keni dhënë ju sepse nuk na e keni dhënë mandatin që t’i japim pushtet Lulit”, deklaroi Rama, shkruan TCh.
Për të respektuar thirrjen për faljen e drekës që erdhi nga minareja e xhamisë, kryeministri e ndërpreu fjalën: “Kjo ndërprerje ishte për të thënë që të flasim për ndonjë gjë më interesante sesa opozita”.
Për të ironuzuar Bashën dhe Kryemadhin, Edi Rama riaktualizoi një personazh të përdorur nga ai në zgjedhjet e vitit 2017: “Noc Rrokun do të marrësh Lul, jo pushtetin. Kush do marrë Nocin dhe kush Rrokun, ndaje me Monikën”.
Nga Librazhdi, Rama dha këtë paralajmërim atyre që mbajnë ende gjallë në ilegalitet biznesin e basteve: “Parlamenti do të votojë ligje ata që organizojnë “online” nëpër lokale lojra fati për të marrë në qafë njerëzit”.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç