Pas protestës kundër taksës për Rrugën e Kombit që çoi në djegien e sporteleve të ngritura për pagesën e taksës pranë Tunelit të Kalimashit, kryeministri Edi Rama duket se është tërhequr.
Ai tha në një konferencë për mediat, se do të ulet në bashkëbisedim me qytetarët që e kundërshtojnë taksën e dyfishtë.
“Me qytetarët që e kundërshtojnë pagesën se e konsiderojnë atë të lartë. Do të bashkëbisedojmë. Do të shpjegojmë me durim të gjitha vërtetat e shtrembëruara prej sharlatanëve”, tha kreu i qeverisë.
Ai sqaroi se kontrata parashikon 120 mijë euro çdo vit kontribut të kompanisë për transportin e banorëve më në nevojë, por edhe abone, me pagesë të reduktuar të çdo banori që është përdorues i shpeshtë i asaj rruge.
Ndërkohë, pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit që çoi në plagosje të tubuesve por edhe të policisë, Rama tha se është gati që ditën e hënë të ulet në takim me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, për të biseduar rreth kundërshtive dhe mundësive që vijnë për këtë taksim.
“Kryetari i Bashkisë së Kukësit më ka kërkuar takim, do ulem me të të hënën, për të bashkëbiseduar, duke shpresuar se deri të hënë ai do të jetë distancuar nga dhuna kriminale e ditës së sotme”, – tha Rama.
Gjatë konferencës, Rama tha se në protestë nuk dolën kuksianët dhe shqiptarët e vërtetë, por vandalë të thirrur në protestë nga politika opozitare në Tiranë./Express
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...