Google ADS

Rama jep paralajmërimin e fundit për mediat: Mos përhapni panik ose do ju mbyll forcërisht

11:33 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama përsëriti paralajmërimin e tij për portalet dhe mediat, duke theksuar që është i fundit, se nëse përhapin panik me lajme të rreme do ndërhyjë për ti mbyllur forcërisht.

Rama shprehet se në këtë situatë të jashtëzakonshme duhet matur çdo fjalë.

Postimi i plotë:

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar te ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri ne fund te kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme