Google ADS

Rama jep një lajm të mirë për buxhetin

10:31 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Agjenda javore parlamentare dhe qeveritare ishte ne qendër te mbledhjes se sotme te kabinetit qeveritar dhe kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ne orën 09:00 nisi mbledhja e hapur e grupit parlamentar socialist, ku Rama ka mbajtur fjalën e tij duke u fokusuar te buxheti.

“Të krijojmë kushtet për një rritje të punësimit real. Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime”- tha Rama.

Ai theksoi se ‘për investime masive në infrastrukturë dhe jo vetëm, pasi qoftë në shëndetësi, qoftë në arsim, kemi një kapërcim të ndjeshëm të kufirit të investimeve në funksion të përmirësimit të infrastrukturës dhe jo vetëm’. Sipas Rames, buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështetjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderueshëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë”.

“Projekti shkon në harmoni me teknikën tonë të 4 viteve për të miratuar një rritje ekonomike të qëndrueshme, e nisëm me zero, sot jemi në katërfish. Mbetet shifër për shumëkënd, pasi nuk prek ende si duhet pozitivisht familjarët, kjo është arsyeja pse kemi vendosur, për të kaluar 5% duke pasur të qartë se kjo do të thotë rritje për cdo familje”- tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme