Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Shkodrës. Ai mohoi akuzën e opozitës, sipas së cilës Qeveria po përpiqet të kapë vettingun për të liruar kriminelët. Ai komentoi gjithashtu edhe kërkesën e PD-së për qeveri teknike.
Njësoj si në Elbasan, edhe në Shkodër shkoi për të biseduar me studentët mbi reformën në Drejtësi.
Edhe këtu e pritën me protestë. Ndryshe nga hera e parë, Kryeministri nuk u kap në befasi por përshëndeti demokratët që nga trotuari tjetër i sheshit “2 prilli” i kërkonin dorëheqjen.
Gjatë bashkëbisedimit, Rama theksoi se vettingu nuk ka lidhje me partitë, duke mohuar kështu akuzën që i vjen nga opozita për kontrollin e këtij procesi.
Sipas Kryeministrit, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të jenë viktimë e drejtësi së korruptuar, arsye për të cilën, shpjegoi ai, kontrolli i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të jetë prioriteti numër një i vendit.
Përveç bëmave të drejtësisë me pronat, Kryeministri foli edhe për rastet kur njerëz të larguar nga shteti për korrupsion, kthehen në punë me vendim gjykate.
Ndërkohë që Kryeministri fliste me studentët, jashtë, grupi i të rinjve të PD-së vazhdonin ta prisnin pavarësisht reshjeve të shiut.
Ata u përpoqën t’i afrohen godinës së universitetit, por nuk u lejuan nga forcat e rendit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...