Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e radhës të Komunitetit Politik Evropian.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Budapest për të marrë pjesë në punimet e këtij samiti.
“Po marrim stafetën këtu për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri gjysmën e parë të vitit që vjen, dhe sigurisht ka shumë gjëra për të diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve evropiane, sigurisht, por ka edhe çështje të tjera për të diskutuar. Ne jemi shumë krenarë që të kemi mundësi që ta mikpresim këtë takim”, tha Rama./A2cnn
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...