Rama jep lajmin e mirë për mjekët e infermierët

08:45 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me lajmin e mirë për mbështetjen qe i jepet shëndetësisë përmes buxhetit te vitit te ardhshëm.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë video informuese për mbështetjen e rritur me Buxhetin 2018 për Shëndetësinë që duam dhe kujdesin social për qytetarët më në nevojë, ju uroj një ditë të mbarë ”- shkruan Rama.

Permes videos theksohet rritje page 5% per mjeket dhe infermieret si dhe dyfishim i bonusit.

Ndërkohë mbështetjeje premton Rama përmes buxhetit edhe për ndihmën ekonomike. Nga video duket e shënuar se qeveria do të rrisë 2-3 here pagesat për ndihmën ekonomike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme