Ka nisur Samiti i Berlinit që po mbahet në Tiranë. Gjatë fjalisë së tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u uroi mirëseardhje liderëve të Ballkanit Perendimor dhe atyre evropian.
Ai tha se dikur Shqipëria ka qenë një bastion i propagandës së mirëfilltë, raporton Arbresh.info.
“Pra pas kësaj copëze propaganda të pashmangshme më lini t’ju uroj ngrohtësisht mirëseardhjen këtu në një vend që dikur ka qenë një bastion i propagandës së mirëfilltë. Të nderuar miq! Ndihem vërtetë mirë që bashkohemi dhe që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që u nis 9 vjet më parë nga Angela Merkel në Berlin e që qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian. Disa prej jush janë nga BE-ja e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E-ja, pa B-në e megjithatë të gjithë ne besojmë fort këto ditë në nevojën e një çatie të përbashkët, një tryeze të bashkëndarë e madje edhe të një llogoreje të përbashkët në këto kohëra sprove dhe duket se do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen,” u shpreh Rama./Arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...